Sa është i qëndrueshëm Samsung Galaxy S22?

Mobile

Sa është i qëndrueshëm Samsung Galaxy S22?

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Vetëm disa ditë pasi Samsung zbuloi serinë e re të telefonave Galaxy S22, telefoni i ri u testua për qëndrueshmëri.

Kanali në YouTube, PBKreviews, përveç qëndrueshmërisë së pajisjes, vendosi të çmontojë Galaxy S22, duke na dhënë një pasqyrë të harduerit të telefonit.

Testi i qëndrueshmërisë filloi me zhytjen në ujë, gjë që nuk rrezikon pajisjen e certifikuar me IP68.

Testi i gërvishtjes së ekranit zbulon se pikat më të thella në ekranin S22 shfaqen nga niveli i tetë i shkallës Moss (ekrani në vetvete ka Corning Gorilla Glass Victus + mbrojtje). Pjesa e pasme është krijuar nga i njëjti material xhami dhe është i gërvishtur në të njëjtin nivel.

Kur bëhet fjalë për testin e qëndrueshmërisë, përkulja e pajisjes në asnjërën anë nuk shkaktoi ndonjë dëm, duke i dhënë Galaxy S22 një vlerësim qëndrueshmërie 10/10.

Procesi i çmontimit të telefonit është gjithashtu interesant, të cilin mund ta shikoni në videon shoqëruese, dhe S22 mori një vlerësim prej 7.5 / 10 për mundësinë e servisimit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat