Cilat janë disa nga specifikat e Tecno Camon 19 Pro?

Mobile

Cilat janë disa nga specifikat e Tecno Camon 19 Pro?

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Ky është Tecno Camon 19 Pro, i cili u prezantua në Rockefeller Center në New York gjatë muajit të kaluar.

Është një pajisje shumë e mirë për një çmim shumë të arsyetueshëm duke filluar prej 206 eurosh, edhe pse në fakt në dispozicion është një numër jo i madh i këtij modeli.

Paketa e dërgesës së këtij telefoni përfshinë një karrikues prej 33W, një kabllo USB, earbuds me madhësi prej 3.5mm dhe një mbrojtëse e telefonit.

GSM Arena shkruan se i shikuan nga afër të dy telefonat Camon Premier 19 dhe modelin shoqërues Camon 19.
Të dyja kanë ekran prej 6.8 inç IPS LCD me rezulucion prej 1080p, por që shpejtësia e rifreskimit të modeli Pro është 120Hz, ndërsa modeli i thjeshtë 19 e ka shpejtësinë e rifreskimit prej 60Hz.

Të dy telefonat kanë bateri me kapacitet 5,000mAh, por versioni i thjeshtë kufizohet me 18W, ndërsa versioni Pro ka 33W fuqi ri-mbushëse

Tutje nga GSM Arena thonë se modelin Camon 19 Pro që ata e kanë në zyrat e tyre është versioni Eco Black me kapacitet prej 8GB ram memorie dhe hapësirë të përgjithshme prej 128GB.

I ka disa veçori kyçe – është telefoni i parë në botë me sensor 64MP RGBW, i prodhuar nga Samsung, dhe pretendon se ka “kornizën më të hollë të të gjithë telefonave” me madhësi prej vetëm 0.98mm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat