Cilat janë disa nga specifikat e Xiaomi 12 Lite?

Mobile

Cilat janë disa nga specifikat e Xiaomi 12 Lite?

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Xiaomi 12 Lite arrin pak më vonë se pjesa tjetër e serisë së 12 të kësaj marke.

Përveç dizajnit tërësisht të rinovuar, elegant dhe trendi, ky telefon vije me një panel të përditësuar 120Hz OLED, kamerë kryesore të përmirësuar prej 108MP dhe mbushje të shpejtë, ndërsa fuqia e telefonit mundësohet prej Snapdragon 778G.

Siç bëhet e ditur më tej, 12 Lite është një nga telefonat e parë të Xiaomi i cili ofron sistemin operativ Android 12 nën ndërfaqen MIUI 13 të kësaj kompanie.

Një përditësim tjetër madhor është edhe kamera e përparme. Ka një rezolucion më të lartë prej 32MP, por ajo që është më kryesorja, tani ofron edhe auto fokusin.

Është një veçori e rrallë për telefonat e sotshëm, dhe madje edhe telefonat kryesor të disa kompanive nuk e kanë këtë veçori.

GSM Arena shkruan se nga pikëpamja e tyre, këtë veçori e shohin si të mirë, por edhe si të çuditshme, pasi që edhe Xiaomi 12 dhe Xiaomi 12 Pro e kanë kamerën e përparme me rezolucion prej 32MP, por me fokus të fiksuar.

Mbi të gjitha, diagonalja e ekranit prej 6.55 inç është mjaft kompakte për modelet e telefonave të këtij viti. Për më tepër 12 Lite ofron një dizajn të lehtë dhe të hollë.

Pajisja vjen me një paketë standarde e cila përmban manualin e përdorimit dhe karikuesin me kapacitet prej 67W, gjithashtu kabllon USB-A në USB-C i cili nuk përdoret vetëm për mbushje telefoni, por edhe për transferim të të dhënave. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat