Specifikat e Nord 2T nga kompania OnePlus

Mobile

Specifikat e Nord 2T nga kompania OnePlus

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 06:48
Nord 2T

OnePlus Nord 2T paraqitjen e parë e pati në muajin maj të këtij viti, lansimi i saj kishte qëllimin e zëvendësimit të Nord 2 në raftet e dyqaneve. Kjo është hera e parë që seria e Nord ka një model “T”, modele të rifreskuara që më parë ishin të rezervuara vetëm për seritë më të shitura të OnePlus.

Formula është ruajtur në fakt, dhe kjo përsëritje me shkronjën T gjithashtu fokusohet në përmirësimin e shpejtësisë, performancës dhe rimbushjes.

Nord 2T vije me çipin e ri Dimensity 1300 5G dhe me fuqi më të shpejtë të rimbushjes pa kabllo. Të dyja këto bashkë me një ndryshim të vogël në dizajn, janë ndryshimet e vetme nga origjinali Nord 2, shkruan GSMArena.

Image
Nord 2T

Kjo pajisje ofron një xham solid të dyfishtë Gorilla Glass 5 me pjesën e pasme të zezë e ngrirë ose mint shkëlqyes. Pastaj vije ekrani Fluid AMOLED 90Hz.

Kamera e trefishtë në pjesën e pasme është bartur nga origjinali Nord 2 dhe është në linjë të njëjtë me rivalët e Nord 2T – kamera kryesore ka sensor prej 50MP me OIS, pastaj kamera për fotografi ultra të gjerë ka sensor prej 8MP për një perspektivë më dramatike dhe në fund kamera me sensor thellësie prej 2MP.

Ndërsa kamera selfie me 32MP gjendet në vrimën në pjesën e lartë të ekranit, e cila gjithashtu mbetet e pandryshuar nga Nord 2.

Telefoni i ri OnePlus Nord 2T ka bateri prej 4,500mAh e ndarë në dy qeliza të veçanta, të cilat tani e mundësojnë një rimbushje më të shpejtë prej 80W, dhe natyrisht se karrikuesi prej 80W vije bashkë me telefonin.

Image
Nord 2T

Nord 2T për sistem operativ e ka Android 12 me OxygenOS 12.1. OxygenOS 13 veçse është prezantuar, dhe pritet që të jetë në dispozivion edhe për Nord 2T më vonë gjatë vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat