Disa nga veçoritë e reja të iPhone që pajisjet e Android veçse i kanë

Mobile

Disa nga veçoritë e reja të iPhone që pajisjet e Android veçse i kanë

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 14:40

Je një fans i iPhone? Mirë. Je më komfort me telefona Android? Përdori për të mirë.

Por ne jetojmë në një shoqëri konkurruese, dhe kështu që kompania e cila prezanton telefonat me sistemin iOS dhe një mori të markave që prodhojnë telefona me sistemin Android gjithmonë e kanë ndjesinë që duhet të shpjegojnë se pse produkti i tyre është “më madhështor, më fleksibël, më i sigurt, dhe ofron më shumë kënaqësi dhe çfarëdo më shumë se telefoni tjetër që fuqizohet nga sistemi tjetër operativ”, shkruan The Verge, transmeton Telegrafi.

Ndalesat e shumta në hartë

Je rrugës për në shtëpi pas vizitës te ndonjë familjar, dhe papritur e kuptoni se nëse bëni një udhëtim të shkurtër, mund të ndaleni tek një nga libraritë tuaja të preferuara.

Nuk dëshironi që të humbni? Tani në iOD 16, ju mund ta vendosni adresën e librarisë tek agjenda juaj e udhëtimeve dhe të merrni udhëzimet që do të ju mundësojnë juve të ndaloni aty dhe ta gjeni përsëri rrugën për në shtëpinë tuaj.

Email: Schedule, Undo, Remind Later dhe Follow-Up

Në iOS 16, nëse ju e prekni butonin “Send” në një email dhe papritmas e kuptoni se keni vendosur emrin e personit të gabuar, tani ju i keni 10 sekonda “për ta ndërruar mendjen dhe të zhbëni” atë.

Gmail në fakt e ka përdorur butonin “unsend” që nga viti 2018, por që ju e merrni një zgjedhje prej 5, 10, 20 apo 30 sekonda “për të ndërruar mendje”, mund ta vendosni kohën e zgjedhur në aplikacionin e Gmail në ueb.

Apple Live Captions

iOS 16 ka shtuar Live Captions, e cila ofron transkriptim të drejtpërdrejtë për video, audio dhe biseda. Kjo është një veçori shumë e përdorshme, jo vetëm për personat që kanë probleme me dëgjim, por për të gjithë ata që duhet që ta ndjekin një bisedë gjatë gjithë kohës. Në fakt Android e ka pasur veçorinë e Live Caption që nga viti 2019, dhe për momentin e ofron përkthimin e menjëhershëm të atyre titrave në pesë gjuhë të ndryshme.

Në rregull, kjo është diçka e madhe. Një nga shumë veçoritë e prezantuara në ngjarjen e fundit nga Apple është “always-on display”, e cila do të jetë në dispozicion tek iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. Always-on display ju mundëson juve që ta shikoni orën dhe mini-aplikacionet dhe gjithashtu të merrni informata të rëndësishme kur telefoni është i kyçur.

Kjo veçori është diçka që telefonat Android e kanë prej 10 viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat