Apple nis prodhimin e iPhone 14 në Indi

Mobile

Apple nis prodhimin e iPhone 14 në Indi

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Apple thotë se ka filluar të prodhojë modelin iPhone 14 në Indi, derisa diversifikon zinxhirët e saj të furnizimit larg Kinës.

Kompania prodhon shumicën e telefonave të saj në Kinë, por ka zhvendosur një pjesë të prodhimit jashtë vendit pasi tensionet rriten midis Washingtonit dhe Pekinit.

Politikat ‘zero-COVID’ të Kinës, që kanë shkaktuar bllokime të përhapura, kanë shkaktuar gjithashtu ndërprerje të mëdha për bizneset gjatë pandemisë.

Gjiganti i teknologjisë prezantoi iPhone-in e tij më të fundit në fillim të këtij muaji.

“Linja e re e iPhone 14 prezanton teknologji të reja inovatore dhe aftësi të rëndësishme sigurie. Ne jemi të ngazëllyer që do të prodhojmë iPhone 14 në Indi”, tha Apple në një deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat