A ka telefon më të fortë se ky?

Mobile

A ka telefon më të fortë se ky?

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 11:28
Nokia 3310

Këto ditë në internet po qarkullon një video e telefonit legjendar Nokia 3310, i cili dikur i është nënshtruar një testi të pazakontë qëndrueshmërie.

Nokia 3310 është një telefon shumë i njohur dhe ka shumë shaka për këtë pajisje legjendare.

Për shembull, ky celular thuhet se është aq i fortë sa nëse e lëshon nga maja e një ndërtese, do të thyejë trotuarin, ndërsa të tjerë besojnë se mund të kalojë vite në një vend të sigurt dhe të ketë ende një bateri të plotë kur ju sërish ta aktivizoni.

Në Instagram është shfaqur një video e shkurtër, e cila tregon se çfarë ndodh gjatë “takimit” të një prese hidraulike dhe një telefoni Nokia 3310.

Telefoni u shtyp përfundimisht, por ai arriti të përballojë presionin e madh të një shtypi 40 tonësh dhe me një sensor force prej 150 tonësh.

Videoja origjinale është krijuar nga kanali YouTube “Hydraulic Press Channel”, i cili disa vite më vonë testoi edhe fuqinë e telefonit më të ri Nokia 3310, dhe se si duket mund ta shihni në videon më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat