Magic Eraser vjen për të gjithë përdoruesit e Pixel dhe abonentët e Google One në Android dhe iOS

Mobile

Magic Eraser vjen për të gjithë përdoruesit e Pixel dhe abonentët e Google One në Android dhe iOS

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 13:31
Magic Eraser

Veçoria Magic Eraser e prezantuar nga Google me Pixel 6 së shpejti do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Pixel.

Magic Eraser do të jetë gjithashtu në dispozicion edhe për përdoruesit e telefonave të tjerë Android dhe iOS përmes aplikacionit Google Photos nëse ata kanë një abonim në Google One.

Aplikacioni Google Photos gjithashtu po e merr edhe veçorinë HDR për video, e cila do të jetë gjithashtu në dispozicion për të gjithë abonentët e Google One, raporton GSM Arena.

Ndër të tjera, abonentët e Google One do të mund të aplikojnë edhe “Styles” në një foto të vetme në redaktuesin e kolazhit të aplikacionit Google Photos, dhe Google thotë se një gamë e re e “Styles” po vjen për të gjithë përdoruesit e Pixel dhe Google One, kështu që ata do të kenë më shumë dizajne për të zgjedhur gjatë bërjes së kolazheve me fotografi.

Gjiganti i kërkimit në internet me bazë në Mountain View gjithashtu ka njoftuar se do të ofrojë dërgesa pa para për abonentët e Google One në porositë nga dyqanet e printimit në SHBA, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar dhe në tregjet tjera në Evropë.

Shpërndarja e veçorive të reja të Google Photos ka filluar tashmë për abonentët e Google One dhe të gjithë përdoruesit e Pixel.

Nëse nuk je i abonuar në Google One, mund të regjistrohesh për një provë falas në “Google Photos” duke filluar në fillim të marsit për të provuar veçoritë e reja përpara se të blesh një abonim në Google One.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat