Nokia T20 me përditësimin e ri për Android 12 Build

Mobile

Nokia T20 me përditësimin e ri për Android 12 Build

Më: 8 prill 2023 Në ora: 15:49
Nokia T20

Tabletët Nokia T20 kanë filluar të marrin përditësimin e ri Android 12 Build. Sipas gjurmuesit zyrtar, ky përditësim ishte lëshuar në muajin mars, por që tani ka filluar të shpërndahet në më tepër tregje.

Përditësimi po sjell rregullimin e sigurisë së muajit mars, por edhe disa rregullime të tjera.

Meqenëse T20 ishte pak i ngadaltë që kur mori Android 12, pritet që ky përditësim mund të sjellë pak lustrim në ndërfaqe, shkruan nokiamob.

Sidoqoftë, tableti ende funksionon mirë dhe ka një jetëgjatësi të madhe të baterisë, gjë që e bën atë një blerje ideale.

Përndryshe, përditësimi “V2.360” nuk zë edhe shumë hapësirë, pasi ka kapacitet prej vetëm 49.79MB.

Merr pak kohë për t’u instaluar, dhe kryesisht kjo kohë harxhohet në optimizimin e pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e instaluara në të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat