Rrjedhin imazhet e telefonit të ri, Tecno Camon 20

Mobile

Rrjedhin imazhet e telefonit të ri, Tecno Camon 20

Më: 30 prill 2023 Në ora: 09:04
Telefoni Tecno Camon 20

Tecno e lansoi serinë Camon 19 në korrik të 2022, dhe kështu ne po i afrohemi me shpejtësi zbulimit të pajisjeve Camon 20.

Sipas raporteve të kaluara, do të ketë përsëri tre modele – Camon 20 i thjeshtë, Camon 20 Pro dhe Camon 20 Premier 5G.

Camon 20 tani është zbuluar, përmes imazheve të rrjedhura e të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Image
Telefoni Tecno Camon 20

Camon 20 thuhet se ka 8GB RAM memorie dhe 256GB hapësirë të përgjithshme, ndërsa numri i modelit do të jetë Ck8n.

Ndërsa aktualisht nuk kemi më shumë detaje rreth Camon 20, Camon 20 Premier 5G është përfolur se fuqizohet nga çipi Dimensity 1200 SoC i MediaTek, i cila do të ofrojë deri në 16GB RAM memorie dhe 256/512 GB hapësirë të përgjithshme, raporton GSM Arena.

Image
Telefoni Tecno Camon 20

Supozohet se Camon 20 të ketë një kamerë kryesore të pasme me 108 MP, një kamerë për fotografi ultra të gjerë me 13 MP dhe një tjetër për makro fotografi.

Ekrani do të jetë një AMOLED 1080p me shpejtësi rifreskimi prej 120Hz dhe një sensor të integruar brenda ekranit për leximin e shenjave të gishtërinjve.

Në anën tjetër Camon 20 Pro, thuhet se do të ketë një ekran LCD me madhësi prej 6.7 inç, çipin MediaTek Helio G99 SoC, një kamerë të pasme prej 32 MP, një kamerë të përparme me 32 MP dhe bateri me kapacitet prej 5,000mAh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat