Këto janë specifikat e modelit të ri të Iphone?

Mobile

Këto janë specifikat e modelit të ri të Iphone?

Më: 24 maj 2025 Në ora: 23:32
iPhone 20

Apple është në prag të një tjetër kapitulli historik në industrinë e teknologjisë, ndërsa i afrohet 20-vjetorit të iPhone.

Sipas raportimeve të fundit nga Bloomberg, kompania po punon intensivisht për një model të ri iPhone që pritet të lançohet në vitin 2027 dhe që mund të përfaqësojë kulmin e vizionit të Steve Jobs.

Ky model i ri, që mund të quhet iPhone 20, raportohet se do të jetë pa asnjë port karikimi, do të ketë vetëm mbështetje për karikim me valë dhe pajisje audio Bluetooth, si dhe do të shfaqë një ekran pa korniza – një realizim i plotë i konceptit origjinal të Jobs për një pajisje elegante dhe funksionale.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ky telefon do të sjellë përmirësime të mëdha në bateri dhe teknologji të reja që mund ta bëjnë atë iPhone-in më të përsosur ndonjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat