“Një yll i ri ka lindur”/ Kush është sopranoja shqiptare që po arrin majat në Itali

Muzikë

“Një yll i ri ka lindur”/ Kush është sopranoja shqiptare që po arrin majat në Itali

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:05
Enkelejda Kamani

Enkelejda Kamani është sopranoja e talentuar shqiptare, soliste në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe fituese e vendit të tretë në festivalin “Marije Kraja”.

Ajo gjithashtu u rendit e para ndër 6 fituesit e Akademisë “La Scala” për periudhën 2017-2019. Enkeleda Kamani, jo vetëm që e arriti në një moshë të re, por ia doli të renditej e para mes gjashtë finalistëve të Akademisë së këngëtarëve Operistikë.

Roli i fundit, para se qeveria italiane, të vendoste masat e ashpra të karantinës, ishte ai i Lucias në “Lucia di Lammermoor” të Donizetti-t. Dalja nga izolimi e riktheu shpejt Kamanin në dritat e skenës, në rolin e Oscar-it tek opera “Një Ballo me Maska”.

Kamani u rikthye këtë sezon në rolin e Gilda-s, në “Rigoletto”, në 120 vjetorin e kompozitorit Giueppe Verdi. Një prej roleve më të dashur, siç thotë ajo.

Rrugëtimi i sopranos shqiptare në Itali vijon, ndërsa shumë media italiane shkruajnë se “një yll i ri ka lindur”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat