Gruaja me 500 mace e qen: Kafshët janë më besnike se njerëzit

Ndryshe

Gruaja me 500 mace e qen: Kafshët janë më besnike se njerëzit

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:08
Maryam al-Balushi

Më shumë se një duzinë mace dhe qen kërkojnë vëmendjen e Maryam al-Balushi ndërsa ajo shpërndan ushqime në shtëpinë e saj në kryeqytetin e Omanit, Muscat, në Gadishullin Arabik.

Pavarësisht ankesave nga fqinjët dhe shpenzimeve të shumta, ajo ka grumbulluar 480 mace dhe 12 qen, duke i përshkruar kafshët shtëpiake si shoqërues më të mirë sesa njerëzit e tjerë.

“Kam zbuluar se kafshët, veçanërisht macet dhe qentë, janë më besnikë se njerëzit”, tha ajo ndërsa macet hidheshin mbi dhe nga një shtyllë gërvishtëse afër.

Jetime në moshë të re, Balushi gjatë dekadës së fundit ka bashkëjetuar me miqtë e saj me gëzof, shumë prej të cilëve u shpëtuan nga rruga. Balushi shpenzon rreth 7,800 dollarë në muaj për t’u kujdesur për krijesat, 17 prej të cilave janë të verbër, duke i ushqyer dhe pastruar me zell, si dhe duke i çuar tek veterineri për kujdes mjekësor.

Mediat lokale raportojnë se pavarësisht gjobave, numri i kafshëve të braktisura në vitet e fundit, është në rritje. Aktivistët e mbrojtjes së kafshëve kanë mbështetur një program për të ulur numrin e kafshëve të humbura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat