Mamaja 61-vjeçare lind fëmijën e djalit të saj gay

Ndryshe

Mamaja 61-vjeçare lind fëmijën e djalit të saj gay

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:45
Foto Ilustrim

Mateu kishte humbur punën e tij  si mësues në një shkollë katolike në Nebraska, pasi dha lajmin për martesën e tij gay. Çifti kishte frikë se nuk do të merrte leje për të adoptuar një fëmijë në një zonë konservatore. Kështu që ai vendosi të provonte fekondimin in vitro: motra e Dougherty, Lea Yribe, dhuroi vezët e saj, spermën e Eledge, kështu që fëmija i palindur do të kishte materialin gjenetik nga të dyja anët e familjes.

Nëna e Eledege u ofrua për të përfunduar shtatzëninë, pasi mjekët kishin konstatuar gjendjen e saj të shkëlqyer shëndetësore.“Kjo është dhurata e një nëne që i bën djalit të saj”, është shprehur Cecile Eledge, 61 vjece.

Uma Louise Dougherty Eledge është fëmija i parë në botë i lindur nga gjyshja e saj, me një fekondim artificial që përfshinte edhe motrën e Dougherty.

Në mediat sociale nuk mungojnë as komentet negative dhe homofobike, dhe insinuatat – të pabazuara – që Eldege  ka kryer marrëdhënie seksuale me nënën e tij.Por ka edhe shumë komente pozitive, të cilat theksojnë unitetin dhe solidaritetin e madh të të dy familjeve, të cilët luftuan çdo stereotip seksist duke marrë pjesë së bashku në një ngjarje të paparë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat