Sediljet e fëmijëve, më të pista se tualeti

Ndryshe

Sediljet e fëmijëve, më të pista se tualeti

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
Foto Ilustrim

Sediljet e makinave për fëmijë janë më të pista se tualeti, thonë shkencëtarët në Universitetin e Birmingam. Sipas tyre në këto sedilje për fëmijë gjenden mbi 100 baktere të rrezikshme si salmonella apo Escherichia Coli shumë të rrezikshme për fëmijët.

Pasi kanë analizuar mbi 20 sedilje të ndryshme për fëmijë, shkencëtarët zbuluan edhe myk të rrezikshëm për fëmijët të përhapur në të gjithë sediljen.

Duke marrë në konsideratë që në këto sedilje, prindërit vendosin biberonët, shishet e ujit, mbulesat e fëmijëve apo edhe faktin se fëmija prek sediljet dhe më pas mund të prekë fytyrën ose gojën, rreziku është imediat dhe sediljet duhen pastruar rregullisht. Studiuesit paralajmëruan se makinat janë ndër vendet më të pista për njeriun dhe ata duhet të sigurohen që makinat e tyre të pastrohen çdo ditë brenda dhe jashtë.

Në makina, njerëzit e kanë më të lehtë të hedhin plehra nga më të ndryshme, por harrojnë se me papastërtinë e krijuar ata vënë në rrezik jo vetëm veten e tyre por edhe të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat