Humbi bastin, turku mbulon veturën e tij me 11 mijë domino

Ndryshe

Humbi bastin, turku mbulon veturën e tij me 11 mijë domino

Më: 4 janar 2021 Në ora: 12:36
Një burrë nga Turqia ka mbuluar veturën e tij me 11 mijë domino

Një burrë nga Turqia ka mbuluar veturën e tij me 11 mijë domino, pasi humbi bastin me një mik të tij.

Murat Tokmak kishte vënë bast me një mik se do ta mbulojë veturën e tij me domino, nëse humb derisa luan Rumminkub me miqtë

E kur humbi lojën, ai veturën e tij prodhim të vitit 1976, e mbuloi me domino për gjashtë ditë dhe atë me ndihmën e gjashtë shokëve.

Imazhet e veturë në trafik janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë fituar vëmendje të madhe, sikurse të qytetarëve ashtu edhe të policëve.

Madje policët kanë ndaluar qarkullimin e saj në trafik, madje i kanë shqiptuar një tiketë pronarit të saj – Tokmakut

Image
Image
Image
Image
Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat