Burri që dehet nga torta – Trupi i tij i kthen karbohidratet në alkool!

Ndryshe

Burri që dehet nga torta – Trupi i tij i kthen karbohidratet në alkool!

Më: 10 janar 2021 Në ora: 13:29
Nick Carson

Nick Carson vuan nga sindroma e birrarisë, që i kthen karbohidratet në trupin e tij në alkool.

Trupi i këtij burri funksionon si një birrari, si pasojë e një sëmundje të rrallë që ai ka. Ai mund të dehet aq rëndë sa të humbë vetëdijen vetëm nga një copë tortë, shkruan “DailyMail”.

Cik Carson, 62 vjeç, vuan nga sindroma e birrarisë që do të thotë, trupi i tij i kthen karbohidratet në alkool. Ai mbetet i dehur pa prekur asnjë pikë alkool.

Image

Gjendja e tij e ka bërë shumë të varur nga torta sfungjer Victoria, që e lë aq të dehur sa humb vetëdijen, pra sikur një alkoolist do të kishte nevojë për pije.

Ai shtoi gjithashtu se ai dehet nga askund brenda minutave. Efekti është i pakëndshëm, thotë ai sepse shpeshherë ai nuk mund të kujtoj se çfarë ka bërë.

Atij ju zhvillua kjo sëmundje para dy dekadave, kur në punë u ekspozua ndaj disa kimikaleve shumë të forta. U deshën disa vite deri sa ai u diagnostikua me sëmundjen, dhe është shumë e vështirë për të.

Ai vazhdimisht mbanë një analizues të frymëmarrjes me vete për të testuar se a është i dehur apo jo. Ai vërejti simptomat për herë të parë rreth vitit 2003.

Edhe pse njerëzit e gjejnë qesharake sëmundjen e tij, ai thotë se është shumë e rëndë sepse shpesh ai zgjohet me pendim për diçka që ka thënë ose ka bërë natën e mëparshme, ose nganjëherë thjeshtë nuk mban mend asgjë.

Ai thotë se lë shumë pasoja psikologjike dhe se ai e ka ndarë historinë në mënyrë që nëse dikush vuan nga e njëjta sëmundje, ta dijë se nuk është e pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat