Udhëheqësit e mëdhenj bëjnë të paktën një nga këto 5 gjëra

Ndryshe

Udhëheqësit e mëdhenj bëjnë të paktën një nga këto 5 gjëra

Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:04
Ilustrim

Ndërsa një kompani zgjerohet dhe shton aktivitetin e saj, ajo duhet të miratojë strategji për marrjen në punë të punonjësve të tjerë, ndërsa duhet të kujdeset ende për punonjësit ekzistues. Një nga ato strategji të suksesshme? Përparësia e një kulture të “punës kuptimplotë”. Kjo është ajo që kam mësuar nga Lin Herrik, shefe operative në “GreatCall”, një kompani që promovon plakjen aktive.

Herrik thotë se puna kuptimplotë është çelësi i rolit që ajo luan në “GreatCall”, duke e përcaktuar atë si themelin mbi të cilin të punësuarit bazohen për të siguruar shërbimin më të mirë të mundshëm për klientët. Herrik përcaktoi 5 hapa për të rritur kompaninë tuaj.

Njihni prioritetet tuaja

Kur keni një rol udhëheqës, ju duhet të njihni llojin e liderit që dëshironi të jeni dhe të kulturës që dëshironi të fusni në vendin tuaj të punës. Merrni kohën e duhur për të kuptuar se cilat cilësi janë më të rëndësishme. Pasi ta keni kuptuar, atëherë zhvilloni një plan për t’i bërë ato cilësi pjesë të misionit të përditshëm të kompanisë tuaj.

Qëndrojuni synimeve tuaja

Çdo kompani që përjeton rritje, do të shohë përpara për të zbatuar nisma të reja dhe do të bëjë ndryshimet e nevojshme për të arritur në një fazë tjetër. Gjatë periudhave të rritjes, sigurohuni që të dëgjohet zëri juaj dhe që po mbështesni përpjekjet që do ta bëjnë më të suksesshme fuqinë tuaj punëtore. Ndërsa ndryshimi është i nevojshëm, sigurohuni që ndryshimet të çojnë përpara nismat tuaja dhe që “bërësit e ndryshimeve” në kompani të jenë në një linjë me vizionin tuaj.

Vini theksin te komunikimi

Periudhat e tranzicionit janë shpesh ato kur punonjësit janë më të pasigurt në lidhje me pozicionin dhe të ardhmen e tyre në kompani. Për të garantuar rritjen e kompanisë suaj, në një mënyrë që t’i bëjë të gjithë të ndihen të vlerësuar dhe të informuar, gjeni kohë për të folur me punonjësit.

Ju duhet t’i përfshini që të gjithë në vendimet e rëndësishme. Sa më pak komunikim, aq më shumë punonjës do të mbushin vetë boshllëqet dhe ky është shpesh skenari më i keq. Pra, ndërmerrni hapat e nevojshëm për t’i mbajtur të gjithë të fokusuar tek ajo që keni ju në mendje.

Mbështesni punonjësit

Në një kompani të madhe, është e lehtë që gjërat individualë të “humbin’” në mesin e rrëmujës së madhe. Përdoreni pushtetin tuaj për të siguruar që të gjithë të kenë një rol, flisni shpesh me të punësuarit tuaj dhe mos supozoni se e dini se si ndihen ata. Ndërsa kompania juaj rritet, edhe ndryshimet e bëra do të mishërojnë mendimet e të gjithë punonjësve tuaj. Shpesh, edhe njerëzit në vijën e parë të punës kanë ide të mira, por rrallë u kërkohet që t’i ndajnë këto ide me ata që kanë në dorë ndryshimet.

Sigurohuni që vlerat të jenë të përafruara

Kur konsideroni mundësinë e një shkrirjeje me një kompani apo blerjen e një kompanie tjetër, stafi drejtues duhet të sigurohet që kulturat dhe misioni janë në një linjë dhe se në thelb të ndahen vlera. Në këtë mënyrë, ju keni hapësirë për t’u rritur dhe për të qenë në gjendje të vendosni prioritete në një vend pune kuptimplotë gjatë rritjes.

Kompanitë duhet të përpiqen të gjejnë një ekuilibër midis rritjes dhe kulturës. Herrik është e bindur se puna kuptimplotë duhet të jetë themeli i një korporate dhe mund të përdoret për të ndërtuar besnikërinë e punonjësve, si dhe për të rritur me sukses një kompani. Ajo mbetet e angazhuar për ta bërë realitet atë vizion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat