Kutia mbretërore e çokollatave nga viti 1900 gjendet në helmetën e luftës

Ndryshe

Kutia mbretërore e çokollatave nga viti 1900 gjendet në helmetën e luftës

Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:58
Kutia mbretërore e çokollatave

Çokollata e prodhuar veçanërisht për Mbretëreshën Victoria para 121 vjet më parë, është gjetur në paketimin origjinal në këllëfin e një helmete të Luftës Boer në Angli.

Gjigantët e ëmbëlsirave britanike, Cadbury, Fry dhe Rowntree prodhuan paketa çokollatash më 1900 për të rritur moralin e ushtarëve që luftuan në Afrikën e Jugut.

Helmeta i përkiste baronit të tetë Henry Edward Paston-Bedingfeld, i cili mori pjesë në luftë, shkruan CNN.

Fillimisht Cadbury, Fry dhe Rowntree refuzuar të prodhonin këto çokollata, me arsyetimin se ishin paqësore dhe nuk mbështesnin luftën në Afrikën e Jugut.

Më pas, iu nënshtruan kërkesës së Mbretëreshës dhe prodhuan 100,000 paketa, shumicën prej të cilave ushtarët i ruajtën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat