Murgu budist shpëtohet nga shpella e përmbytur ku po meditonte për katër ditë

Ndryshe

Murgu budist shpëtohet nga shpella e përmbytur ku po meditonte për katër ditë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 23:08
Tajlandë

Ekipet e shpëtimit të Tajlandës kanë shpëtuar një murg budist nga një shpellë e përmbytur, katër ditë pasi ishte futur për të medituar.

Murgu i cili ishte në pelegrinazh u fut në shpellë në qytetin tajlandez Phitsanulok.

Por, të reshurat e dendura vërshuan zonën duke bërë që nivelet e ujërave të rriten dhe shpella të rrëmbehet nga uji, raporton AP.

Një ekip prej 17 zhytësish ndihmuan në shpëtimin e murgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat