23 vjeçares i injektohen pa qëllim 6 doza të vaksinës “Pfizer”

Ndryshe

23 vjeçares i injektohen pa qëllim 6 doza të vaksinës “Pfizer”

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:52
23 vjeçares i injektohen pa qëllim 6 doza të vaksinës “Pfizer”

Një vajzë italiane, ditën e djeshme, në një spital të Toskanës aksidentalisht mori gjashtë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech, por fatmirësisht nuk kati ndonjë komplikacion.

Mediat e huaja shkruajnë se një infermiere bëri një gabim dhe në vend që të administronte një dozë të vaksinës, ajo përdori përmbajtjen e tërë shishkës gjatë vaksinimit të studentes 23-vjeçare të mjekësisë.

Provat klinike të vaksinës Pfizer-BioNTech në rastet e marrjes së mbidozës janë ndërprerë në të njëjtën kohë me katër doza.

Ndërsa rasti i marrjes së gjashtë dozave nuk përfshihet në literaturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat