Ja se si qeni në Angli arrin të thotë një fjalë përshendetëse

Ndryshe

Ja se si qeni në Angli arrin të thotë një fjalë përshendetëse

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 15:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Të gjithë do të donim që qentë tanë të flasin të paktën një herë – dhe me sa duket një Chihuahua mundet!

Fuggers, një qen tetë vjeç në Angli, është bërë viral në TikTok pasi duket se shqipton fjalën ‘hello’ me një theks anglez.

Pronarja Shana Gilbert, 41-vjeçare, nga Bedford, tha se ajo “qeshi” kur dëgjoi “përshëndetjen” e vogël.

“Unë po e filmoja derisa përpiqet të hipte në divan, dhe bënte këto zhurma të çuditshme proteste”, u shpreh Gilbert.

“Kur ajo tha ‘hello’, unë qesha dhe e përshendeta gjithashtu”, tha ajo.

Shana një grua e cila përkujdeset për kafshët shtëpiake, shpëtoi Fuggers nga një fermë e këlyshëve ku po përdohej për çiftëzim, derisa ishte vetëm 15-muajshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat