Ja momenti kur gruaja i vërsulet burrit, pasi e zë në qendrën e vaksinimit me të dashurën

Ndryshe

Ja momenti kur gruaja i vërsulet burrit, pasi e zë në qendrën e vaksinimit me të dashurën

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 10:19
Pamje nga video

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e filmuar në Brazil, ku gjithë ngjarja ka ndodhur në një pikë vaksinimi.

Braziliani na komuna Bajeu kishte shkuar që të vaksinohet i shoqëruar nga të dashura e tij, pavarësisht që gruas i kishte thënë se po shkon në treg për të blerë disa gjësende.

Por, ajo çfarë nuk kishte ditur ishte që gruaja e tij po të njëjtën ditë kishte planifikuar të shkoj të vaksinohet – madje i kishte thënë burrit se planifikon ta vizitojë gruan e vëllait.

Kështu dyshja u takuan në qendrën e vaksinimit duke mos iu besuar syve që po e shihnin njëri-tjetrin. Ajo menjëherë iu vërsul të dashurave të tij që mbroheshin, por edhe kjo metodë nuk u ndihmoi aq shumë.

Si pasojë e kësaj, ato pësuan disa mavijosje në vend të vaksinave dhe përfunduan në spital për tretman. E mediat braziliane raportojnë se nuk dihet se si ka përfunduar ky episod brutal i vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat