Qëndroi shtrirë 117 orë, zgjidhet “dembeli” më i madh në Mal të Zi

Ndryshe

Qëndroi shtrirë 117 orë, zgjidhet “dembeli” më i madh në Mal të Zi

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Dubravka Aksiq nga Podgorica është fituese e konkursit tradicional të shtrirjes, i cili u mbajt në Fshatin Etno të Malit të Zi në Donja Brezna, raporton RTCG, transmeton.


Ajo qëndroi shtrirë për 117 orë, duke thyer rekordin e mëparshëm.

Fituesi do të marrë shpërblim prej 300 euro.

Rekordi i mëparshëm i të qëndruarit i shtrirë ishte 52 orë.


Ndryshe, ky është një konkurs në të cilin Mali i Zi është unik në Evropë, dhe është veçanërisht interesant për shkak të stereotipit të pranuar për këtë komb se ata janë dembelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat