Pamje e tmerrshme/ Gruaja shtatzënë përpiqet të hidhet nga dritarja për të shpëtuar nga bashkëshorti

Ndryshe

Pamje e tmerrshme/ Gruaja shtatzënë përpiqet të hidhet nga dritarja për të shpëtuar nga bashkëshorti

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 12:08
Pamje nga video

Një video tronditëse është publikuar në Brazil.

Në pamje shihet se një grua përpiqet të hidhet nga dritarja e katit të dytë të banesës pasi do të shpëtojë nga burri i saj, i cili po e abuzon.

Në fakt, sipas një raporti të Daily Mail, gruaja është në javën e 10 -të të shtatzënisë.

Incidenti i pabesueshëm ndodhi në Duque de Caxia, Rio de Janeiro dhe u filmua nga fqinjët e çiftit.

35-vjeçarja Maria Jose shihet në video teksa vë këmbën në dritare, ndërsa burri e tërheq në banesë.

Më pas gruaja shfaqet sërish në dritare dhe përkulet, ndërsa burri i saj është mbi të dhe e kërcënon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat