Gjendet e lënduar 60-vjeçarja në shkëmbinjtë e ishullit kroat, nuk i kujtohet emri i saj

Ndryshe

Gjendet e lënduar 60-vjeçarja në shkëmbinjtë e ishullit kroat, nuk i kujtohet emri i saj

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Një grua e cila flet një anglishte të përsosur është gjetur në një shkëmb afër bregut të detit në ishullin Krk në Kroaci, por ajo nuk e mban mend emrin e saj.

Atë e pa duke tundur një peshkatar i cili më pas i kishte thirrur ekipet e shpëtimit. Gruaja e cila është në të gjashtëdhjetat nuk e di se si ka shkuar deri tek ajo pjesë e ishullit.

Një ekip i shpëtimit prej 14 vetash ishte ngjitur në shkëmbinjtë e thepisur të ishullit për ta shpëtuar viktimën.

Gruaja e cila nuk ia kishte idenë se si kishte shkuar atje, nuk kishte pasaportë, letra apo telefon dhe ishte e dehidratuar dhe e dobësuar. Ekspertët thanë se ajo kishte mbijetuar disa net pavarësisht arinjve që ecnin pranë aty. Zyrtarët e Rijekës thanë se ajo ishte aq e dobët sa mezi mund të pinte një gllënjkë ujë.

Gruaja tani po trajtohet në spital. Burimet thanë se ajo fliste anglisht “si një profesoreshë”, por ata ende nuk e kanë përcaktuar kombësinë e saj.

Një vendas për mediumin 24Sata ka deklaruar se është e çuditshme që atë grua e kanë parë në atë zonë, pasi thotë se është shumë e paarritshme dhe se aty nuk ka jetë përpos ndonjë derri apo ariu që mund të kalojë, shkruan The Sun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat