Dhia e malit mbyt një ari të murrmë

Ndryshe

Dhia e malit mbyt një ari të murrmë

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Me putrat e tyre të gjata e të mprehta e me shpejtësi të frikshme, pak kafshë grabitqare në natyrë sulmojnë në mënyrë më të pamëshirshme se një ari i murrmë i uritur.

Megjithatë, në një rast të rrallë në Kanada, zyrtarët e një parku kanë thënë se një dhi e malit jo vetëm që e ka mbrojtur veten për të mos u bërë ushqim, por ka arritur që të mbysë me brirë një ari që e sulmoi.

Mbrojtja e Thaçit kërkon leje për të apeluar vendimin mbi mocionin për sfi…

Ndaloni problemet e prostatës dhe fshikëzës sot-100% e garantuar!
Zyrtarët thanë se pas analizave që i janë bërë ariut të mbytur, besohet se ai është sulmuar nga një dhi, sepse i janë gjetur plagë të brirëve në sqetulla dhe qafë, shkruan The Guardian.

Trupi i ariut u gjet më 4 shtator nga një alpinist në rajonin e Kolumbisë Britanike. Dhitë e malit në Kanada dallohen me gëzofin e tyre të trashë e të bardhë dhe mund të peshojnë deri në 125 kilogramë. Brirët e tyre të zinj mund të jenë të gjatë deri në 30 centimetra.

Në vitin 2018 ishte incizuar një video ku një dhi e malit i mbronte të vegjlit e vet nga një ari i murrmë. Ariu ishte rrugës për t’u lëshuar teposhtë, por ishte kthyer në shkëmb, ku i kishte parë dhitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat