Burri fatlum fiton lotarinë e dytë pas më pak se një viti

Ndryshe

Burri fatlum fiton lotarinë e dytë pas më pak se një viti

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:08
Ilustrim

Një burrë nga Ontario mirëpriti dozën e tij të dytë të fatit të llotarisë kur fitoi çmimin prej 78 mijë dollarësh pas më pak se një vit pasi fitoi 39 mijë dollarë.

Nga Ontario Lottery and Gaming Corp thanë se bileta e Robert MacDonald, 77 vjeç nga Hamilton, përputhej me gjashtë nga shtatë numrat e Encore, duke ia siguruar atij çmimin e parë prej 78,012.50 dollarë.

U bë e ditur se MacDonald është lojtar i rregullt i lotarisë, cili edhe në nëntor të vitit 2020 fitoi çmim tjetër mijëra dollarësh.

Fituesi tha se planifikon t’i shpenzojë disa nga fitimet e tij për familjen dhe pjesën tjetër ta përdorë për të bërë investime.

“Nëse qëndroni pozitivë, koha juaj do të vijë” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat