Sarah u lind pa duar: Pastron, gatuan, lyen thonjtë, përgatit vajzën e saj për në shkollë

Kuriozitete

Sarah u lind pa duar: Pastron, gatuan, lyen thonjtë, përgatit vajzën e saj për në shkollë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 19:52

​Sarah nga Belgjika u lind pa krahë, por kjo nuk e ndaloi të jetojë si çdo person tjetër.

Ajo gatuan, pastron, lan flokët dhe bën dush vetë, pikturon thonjtë, ushtron ...

"Unë mund të bëj me këmbët e mia gjithçka që bëjnë të tjerët me duart e tyre," thotë 38-vjeçarja Sarah Talbi.

"Si fëmijë, nuk ndihesha ndryshe nga bashkëmoshatarët e mi. Gjithçka që të tjerët mësuan të bënin me duart e tyre, si veshja apo ushqyerja, mësova ta bëja me këmbët e mia," tha ajo.

Sarah është gjithashtu nënë e Lilës dyvjeçare dhe tregon se ajo kujdeset për vajzën e saj si çdo nënë tjetër.

"E kreh, i laj flokët, e çoj në shkollë dhe gatuaj. Lila nuk më sheh ndryshe nga të tjerët," shpjegoi ajo, duke shtuar se amësia mund të jetë e vështirë ndonjëherë, veçanërisht me mungesën e saj, por kjo nuk e ndalon të jetë nëna më e mirë për të.

"Gjithçka është e mundur kur ju dëshironi, dhe unë gjithmonë kam pasur një dëshirë për një jetë normale," tha Sarah.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat