Ariu gjigant del papritmas nga mali, sulmon ekipin mjekësor

Ndryshe

Ariu gjigant del papritmas nga mali, sulmon ekipin mjekësor

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në pusi i ka zënë pesë persona një ari gjigant, i llojit himalayan, duke i sulmuar rëndë gjatë javës së kaluar.

Rasti ka ndodhur në Chamoli, zonë e Uttarakhandit në Indi, ku autoritetet u njoftuan që të dalin në vendngjarje dhe të tentojnë ta ndalin ariun.

Një ekip veterinarësh dolën në zonë dhe arritën ta qetësonin kafshën, derisa paraprakisht kjo e fundit rezistoi duke i sulmuar.

Ekipi përdori një rrjetë për ta neutralizuar ariun himalayan.

Raste të tilla të sulmeve thuhet se janë të shpeshta, pasi ky lloj i ariut është i shpeshtë në malet indiane. Ariu i zi himanalyan është në listën e kafshëve të rrezikuara.

Ai zbret gjatë dimrit në hapësira të banuara me njerëz në kërkim të ushqimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat