E pazakontë! Gruaja lind fëmijë në pompë të benzinës

Ndryshe

E pazakontë! Gruaja lind fëmijë në pompë të benzinës

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 13:53
Stephanie Richardson mirëpriti fëmijën e saj Lucy, në pjesën e pasme të një kamioni

Një grua ka lindur fëmijë në një pompë benzine në Angli.

Stephanie Richardson mirëpriti fëmijën e saj Lucy, në pjesën e pasme të një kamioni, në 4:30 të mëngjesit të së premtes.

Lindja ndodhi pas trafikut të madh të krijuar nga kriza aktuale e karburantit.

Për fat të mirë për Stephanie dhe partnerin Matthew Varley, dhe mamia e tyre ishin në dispozicion për të siguruar që fëmija i tyre i tretë të mbërrinte në mënyrë të sigurt.

Fatmirësisht, mamia ishte në gjendje ta çonte Lusin në mënyrë të sigurt në spital. Stephanie e nderoi maminë e saj dhe Matthew për pjesën e tyre në sjelljen e Lucy në botë, shkruan Dailystar.

Ajo tha: “Unë jam shumë me fat që kam një shoqe mami me shumë përvojë. Ajo është e njohur në atë zonë, ajo ka sjellë në jetë fëmijën e të gjithëve. Ajo ka ndihmuar në lindjen e foshnjeve në parkun e makinave në spital më parë, por kurrë në një pikë karburanti”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat