Qëndroi tri ditë në lis për t’i ikur Policisë, si u bind burri që të zbresë në tokë

Ndryshe

Qëndroi tri ditë në lis për t’i ikur Policisë, si u bind burri që të zbresë në tokë

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:40
Roody Thomas ka qëndruar në lisq ë nga e mërkura, në përpjekje për të mos u dorëzuar në Polici

Një burrë në Queens të New Yorkut, i cili ishte ngjitur në një lis dhe kishte qëndruar aty për tri ditë radhazi, me ndihmën e punonjësve të shëndetit mendor është bindur që të zbresë, ka bërë të ditur policia.

Roody Thomas, 44-vjeçar ka qëndruar në lis, që nga e mërkura, në përpjekje për të mos u dorëzuar në Polici.

Ndaj tij kishte urdhërarrest për shkak se dyshohet se ka grushtuar një grua 50-vjeçare, derisa ndodhej në veturë me të, më 30 shtator.

Ndërkohë, vetëm të shtunën, vullnetarja e Shëndetit Mendor, Erica Ford ka arritur që ta bindë atë të zbresë.

Policinë e kishte njoftuar nëna e tij që ai e kishte kërcënuar, dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, Thomas ishte ngjitur në lis për t’i ikur arrestimit.

Rrugët në zonën ku ai qëndronte ishin mbyllur që nga e mërkura, ndërkohë që bashkë me kalimtarët e rastit të cilët e lusnin për të zbritur, ishte edhe vëllai i tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat