​Burri më i shëndoshë në botë, hëngri deri në vdekje pas ndarjes

Ndryshe

​Burri më i shëndoshë në botë, hëngri deri në vdekje pas ndarjes

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 18:21
​Burri më i shëndoshë në botë

Ricky Naputi, i cili kishte shtatë vjet që nuk ecte dot dhe as nuk dilte nga shtëpia pasi kishte arritur peshën 300 kg, u përpoq të merrte ndihmë por përfundimisht vdiq në moshën 39-vjeçare. Ndërkohë bashkëshortja e tij e quante “bebe e tejrritur”.

“Jam në depresion. Jam i bllokuar në këtë krevat çdo ditë, dhe nuk ngrihem dot për të ecur, për të bërë dush. Nuk bëj dot asgjë. Herën e fundit që kam dalë vetë për qejfin tim ishte shtatë vjet më parë.

Këto ishin fjalët e dhimbsur që i varuri nga ushqimi Ricky Naputi tha në vitet e fundit të jetës ne ishullin Guam të Paqësorit amerikan.

Ai nuk ecte prej shtatë vitesh dhe ishte i bllokuar në shtëpinë e tij deri kur vdiq në vitin 2012. Shkaku i vdekje së tij ishte obesiteti i rëndë, siç thuhej në dokumentarin e titulluar “Burri 300-kilogramësh”. Tashmë 10 vjet pas vdekjes, mediat kanë hedhur një vështrim në rrugëtimin tragjik të Ricky.

Ai ishte një djalë normal kur ishte i vogël por kur u bë adoleshent pesha e tij u rrit shpejt në 90 kg. Motra e tij Tammy, thotë: “Nëna jonë tregonte dashurinë e sja me anë të ushqimit.”

Ricky tregon se ai shpejt nisi të bëhej objekt bullizmi në shkollë teksa u kthye në një objektiv të thjeshtë talljesh prej masës së tij.

Ricky nis të vuante nga depresioni në të 20-at por gjithsesi kishte një punë si roje dere në klubet e natës. Kur u bë 30 vjeç Ricky peshonte 220 kg. Ndërsa në 2004, ai njohu dashurinë e jetës së tij Cheryl.

Në dokumentar Cheryl tregon: “Kur unë u martova me Ricky e dija që ishte një burrë i shëndoshë, por e mora parasysh rrezikun”. Dhe në fakt Ricky ishte aq i shëndoshë sa nuk mund të “konsumonte martesën” në marrëdhënie intime.

Çifti dëshironin të kishin fëmijë por Ricky vijonte të shtonte në peshë – dhe kjo e bënte të pamundur. Rrjedhimisht ai mbeti i bllokuar në shtëpi në ishullin Guam në oqeanin Paqësor.

Por me gjithë rrethinat panoramike të natyrës Ricky nuk arrinte të ngrihej në këmbë për të shijuar natyrën. Gruaja e tij Cheryl u bë kujdestarja e tij, teksa tregon: “Është si të kujdesesh për një bebe të stërmadhe.

Ajo nuk pati një familje por u sakrifikua duke bërë pazar, duke gatuar e duke ndihmuar bashkëshortin për të shkuar në tualet. Mjekët nga Guam, Amerika e Australia u përpoqën të ndihmonin Ricky, por ai nuk humbiste dot në peshë për të duruar operacionin gastrik.

Cheryl nisi të humbiste shpresat dhe martesa e tyre po përkeqësohej teksa burri nuk ndalonte dot varësinë nga e ngrëna. Më 10 nëntor, 2012, Cheryl thirri shërbimet e emergjencës pasi Ricky nuk merrte më frymë. Mjekët tentuan ta sjellin në jetë por rrjedhimisht u shpall i vdekur.

Pas vdekjes nëna e tij Ava, tha: “Tani është në një vend më të mirë dhe mund të hajë të gjithë ushqimin që dëshiron.” Ndërsa bashkëshortja Cheryl qëndroi larg funeralit teksa tha: “Arsyeja kryesore që nuk isha në funeral është se kam bërë paqe me Ricky. Mbaj zi për të prapa dyerve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat