Aktiviteti sizmik zbulon anijet e fundosura japoneze në betejën e Jima

Ndryshe

Aktiviteti sizmik zbulon anijet e fundosura japoneze në betejën e Jima

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Aktiviteti sizmik në një prej vullkaneve më aktive të Japonisë, mali Suribachi, ka nxjerrë nga fundi i detit rrënojat e anijeve të fundosura gjatë betejës së Iwo Jima në Luftën e Dytë Botërore.

Njëzetekatër mjete transporti detar të kapura nga marina e SHBA gjatë fazave të fundit të luftës, u zhvendosën në pjesën perëndimore të Iwo Jima për krijimin e një porti, shkruan Telegraph.

Trupat e anijeve u sollën asokohe në ishull pasi vendi nuk kishte ambiente portuale.

Fundi i detit është ngritur prej aktivitetit sizmik të malit Suribachi, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit.

Anijet e fundosura qëndrojnë mbi hirin vullkanik dhe janë përdorur si breza për frenimin e ujit teksa ushtarët shkarkonin materialet e luftës.

Ishulli ishte ndërtuar në këtë mënyrë për të krijuar një bazë artificiale detare nga SHBA, para sulmit mbi ishujt e mëdhenj të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Vendi është i pabanuar, por ka poste të ushtrisë japoneze, qe kur u dorëzua nga ushtria e SHBA në 1968.

“Zonat pa ngjyrë të detit tregojnë se aktiviteti vullkanik ende nuk është reduktuar”, tha Setsuya Nakada, drejtor i qendrës kërkimore të vullkaneve, duke shtuar se ka mundësi dhe për shpërthime madhore vullkanike.

Një foto e famshme e ushtrisë së SHBA duke ngritur flamurin gjatë luftës, është bërë në betejën e Iwo Jima.

Ishulli është ngritur të paktën 10m që prej vitit 1952 si pasojë e aktivitetit sizmik.

Mali Suribachi, është gati 2000 metra i lartë, por një nga vullkanet më të rrezikshme të botës.

Japonia qëndron mbi atë që njihet si “Unaza e zjarrtë” e Paqësorit me aktivitet intensiv sizmik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat