Shkoi të frynte buzët, por përfundoi në sallën e operacionit! Tmerrohet 21-vjeçarja

Ndryshe

Shkoi të frynte buzët, por përfundoi në sallën e operacionit! Tmerrohet 21-vjeçarja

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 11:50
Amy Wiseman 

Një 21-vjeçare shpenzoi 70 paund për të fryrë buzët muajin e kaluar, pa e ditur se çfarë do t’i ndodhte brenda 24 orëve. Amy Wiseman u tmerrua kur pa buzë të ënjtura dhe të mavijosura në pasqyrë pas ndërhyrjes.

Amy tha se estetistja, tek e cila kishte qenë më parë, e qetësoi duke i thënë se nuk ishte asgjë për t’u shqetësuar, shkruan “The Sun”. Por ajo vendosi që t’i bëjë një foto vetes dhe t’ia dërgojë një kirurgu plastik. Ai i tha se ka mundësi që gjatë procesit të injeksionit qarkullimi i gjakut në buzët e saj të jetë ndërprerë. Kjo sepse mbushësi i buzëve kishte bllokuar venat.

Amy-t iu tha se mund të humbiste shikimin dhe ndjeshmërinë e fytyrës nëse mbushësi nuk shpërbëhej brenda 24 orëve.

Amy tha: “Isha e tronditur kur më thanë se mund të humbisja shikimin. Nuk e dija se çfarë po ndodhte, nuk e dija nëse buzët e mia do të dëmtoheshin përgjithmonë. Gjaku nuk qarkullonhte, sepse mbushësi bllokoi arterien. Më thanë se nëse nuk do ta shpërbëja mbushësin brenda 24 orëve, atëherë do të humbisja shikimin”.

Nëse problemi nuk do të ishte vënë re në kohë, Amy do të kishte nevojë për një transplantim lëkure për të shpëtuar fytyrën e saj.

Mbushësi u shpërbë nga një mjek të nesërmen. Amy kishte 0.5 ml të injektuar, por e vuri re se diçka nuk ishte në rregull, sepse kishte që në moshën 17-vjeçare që bënte ndërhyrje të tilla.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat