Goditja më e madhe pas Pablo Escobarit / Kapet lideri më i kërkuar i drogës në Kolumbi

Ndryshe

Goditja më e madhe pas Pablo Escobarit / Kapet lideri më i kërkuar i drogës në Kolumbi

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Një nga kontrabandistët më të kërkuar të drogës në Kolumbi, Dairo Antonio Usuga, me nofkën “Otoniel”, u arrstua në një operacion të përbashkët të ushtrisë dhe policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Otoniel, kreu i organizatës Clan del Golfo, i cili u kap në operacionin e quajtur “Osiris” në qytetin Necocli në veriperëndim të vendit, u mor nga ushtarët me helikopter.

Presidenti kolumbian Ivan Duque njoftoi se kapja e Otonielit ishte goditja më e madhe ndaj liderëve të drogës që nga narko-bosi famëkeq Pablo Escobar, i cili u vra në një operacion më 2 dhjetor 1993.

Duke iu drejtuar anëtarëve të organizatës kriminale Clan del Golfo, Duque tha: “Unë po u bëj thirrje atyre që janë të lidhur me këtë organizatë. Përndryshe, çfarë do të ndodhë me ju është e qartë. Dorëzohuni menjëherë para drejtësisë, forca e ligjit është mbi gjithçka”.

Ai vuri në dukje se Otoniel ishte kontrabanduesi më i frikshëm i drogës në botë.

“Ai është vrasës i policisë, ushtarëve, liderëve socialë dhe gjithashtu personi përgjegjës për rekrutimin e të rinjve. Ai u kap në operacionin e përpiktë dhe të përbashkët të forcave të sigurisë”, deklaroi Duque.

Siç bëhet e ditur, Otoniel do të gjykohet për 120 krime, duke përfshirë dhjetëra vrasje, rrëmbime, krijimin e një organizate kriminale dhe trafik droge.

Një shpërblim prej 800.000 dollarësh ishte ofruar për Otonielin, i cili ishte në kërkim nga ushtria dhe policia për një kohë të gjatë.

Shtetet e Bashkuara e konsideronin si një nga trafikantët më të rrezikshëm të drogës në botë dhe akuzohej edhe për dërgimin e sasive të mëdha të kokainës në këtë vend.

Otoniel mori drejtimin e organizatës kriminale pasi zëvendësoi vëllain e tij Juan de Dios, i cili u vra nga forcat e sigurisë në një operacion në vitin 2012.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat