Çifti gjen një dhomë ‘sekrete’ në banesën e re që mund të hysh nga dollapi i kuzhinës

Ndryshe

Çifti gjen një dhomë ‘sekrete’ në banesën e re që mund të hysh nga dollapi i kuzhinës

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 09:09
Ilustrim

Një çift ka zbuluar një dhomë ‘sekrete’ në banesën e tyre të re vetëm disa ditë pasi u vendosën aty.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, hapësira sekrete, e cila u gjet nga dy qiramarrësit brenda një dollapi të kuzhinës ka gjithashtu edhe një dritare.

Megjithatë, nuk ka asnjë derë për të hyrë normalisht në dhomë. Nuk ka dysheme të rregulluar dhe duket se ka brenda disa instalime elektrike dhe materiale ndërtimi.

Sipas Yahoo News Australia, një grua e paidentifikuar nga Mbretëria e Bashkuar postoi zbulimin e pabesueshëm në një grup në Facebook.

“Sapo mora me qira një apartament me të dashurin tim dhe gjetëm një dhomë brenda dollapit të kuzhinës tonë”, ka shkruar gruaja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat