Themeluesja e Spanx shpërblen punonjësit me dy bileta avioni të klasit të parë dhe 10 mijë dollarë

Ndryshe

Themeluesja e Spanx shpërblen punonjësit me dy bileta avioni të klasit të parë dhe 10 mijë dollarë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 22:36
Sara Blakely

Themeluesja e Spanx (firmë veshje), Sara Blakely iu ka dhuruar punonjësve të saj dy bileta avioni të klasit të parë dhe 10 mijë dollarë për t’i shpenzuar në udhëtimin e tyre pasi mbyllën një marrëveshje të rëndësishme me kompaninë Blackstone.

Me anë të një video të postuar në Instagram Blakely shfaqet duke iu dhënë punonjësve shpërblinim.

“Po rrotulloj një glob sepse, për të festuar këtë moment, i kam blerë secilit prej jush dy bileta të klasit të parë kudo që ju doni. E dini, nëse shkoni në një udhëtim, mund të dëshironi të dilni për një darkë vërtet të këndshme. Ju mund të dëshironi të shkoni në një hotel vërtet të bukur. Pra, me dy biletat e secilit të klasit të parë secili prej jush do të marrë edhe 10,000 dollarë,” tha Blakely.

Punonjësit në video thanë se do të shkojnë në Japoni, Kroaci, Afrikën e Jugut, Antarktidë dhe destinacione të tjera.

"Unë me të vërtetë dua që çdo punonjës të festojë këtë moment në mënyrën e vet dhe të krijojë një kujtim që do ta ketë për gjithë jetën," shkroi Blakely krahas videos.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Blakely (@sarablakely)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat