Forca e pabesueshme e tyre shfaqet këtu: Betejë e rrallë ‘kokë më kokë’ mes rinocerontit dhe buallit të egër

Ndryshe

Forca e pabesueshme e tyre shfaqet këtu: Betejë e rrallë ‘kokë më kokë’ mes rinocerontit dhe buallit të egër

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 18:24
Pamje nga video

Një rojtar në Afrikën e Jugut ka kapur pamje “jashtëzakonisht të rralla” që tregon një rinoceront të bardhë në betejë kokë më kokë me një buall të egër.

Edhe pse historia e përplasjeve tregon për një favorizim për rinocerontët – ata mund të peshojnë afro 2800 kilogramë – por bualli i Kepit prej 800 kilogramësh u tregua një kundërshtar i denjë dhe i frikshëm.

“Forca e pabesueshme e të dy specieve shfaqet këtu, si dhe natyra kokëfortë e buallit!”, është shkruar në një përshkrim në Facebook.

Në pamjet, buaj të tjerë mblidhen rreth luftëtarëve si për të shijuar një pamje më të mirë. Një rinoceront femër dhe viçi i saj vëzhgojnë nga një distancë më e sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat