Rekordi: Për 50 vjet, amerikani i ka ngrënë nga dy hamburgerë në ditë

Kuriozitete

Rekordi: Për 50 vjet, amerikani i ka ngrënë nga dy hamburgerë në ditë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 09:55
Don Gorske

Për 50 vjet, Don Gorske i ka ngrënë nga dy hamburgerë në ditë.

Ky rekord e ka futur atë në Librin Guiness, derisa shprehet i lumtur dhe thotë se hamburgeri është ushqimi i preferuar për të.

“I kam ngrënë 32.340 Big Macs (hamburgerë të mëdhenj) në jetën time deri tani. Po i bëjë 50 vjet duke i ngrënë ata çdo ditë. Big Mac të kompanisë McDonald's. Është hamburgeri më i mirë në botë. Shprehia ime aktualisht është t'i ha nga dy çdo ditë”, ka deklaruar Gorske nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Obsesioni ndaj hamburgerit thotë se lindi në vitin 1972, nga dashuria për ushqimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat