Burri hyn i armatosur në furrë për të vjedhur dy byrekë

Ndryshe

Burri hyn i armatosur në furrë për të vjedhur dy byrekë

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Pronari i furrës “Pionir”, e cila ndodhet në qendër të Vranjës, ka denoncuar në polici një tentativë të çuditshme për grabitje pasi një person i paidentifikuar ka ardhur në furrë i armatosur duke këcënuar:

“Më jepni dy burekë. Unë jam anëtar i sigurimit të shtetit dhe do t’ju jap paratë nesër”.

Pronari i furrës tha se i gjithë rasti nuk përfundoi me dy bureqe pasi i njëjti burrë u paraqit në furrë tre orë pas mesnate dhe i kërkoi t’i linte bukën e vjetër sepse ka qenë në shtëpi.

Siç doli më vonë, ai kishte me vete një armë plastike dhe ishte nën efektin e alkoolit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat