Sinjali i ndihmës “SOS” nuk është shkurtesë siç mendojnë shumica e njerëzve!

Ndryshe

Sinjali i ndihmës “SOS” nuk është shkurtesë siç mendojnë shumica e njerëzve!

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 06:45
Ilustrim

Në vitin 1906, në Konferencën e Radios në Berlin, SOS u krijua si një sinjal ndërkombëtar për ndihmë, në vend të sinjalit më të përdorur më parë CQD.

Fjala “SOS” nuk është një akronim (shkurtesë) siç mendojnë shumica e njerëzve.

Edhe pse ka teori që sinjali do të thotë “Save Our Ship” (“Shpëtoni anijen tonë”),“Save Our Souls” (“Shpëtoni shpirtrat tanë”) dhe madje edhe “Send Out Succour” (“Dërgoni ndihmë”), e vërteta është se kjo fjalë nuk do të thotë asgjë në të vërtetë!

Kombinimi SOS u zgjodh për shkak të mënyrës së thjeshtë të dërgimit të sinjalit në kodin Morse, tre të shkurtër, tre të gjatë, tre të shkurtër, p.sh. • • • — — — • • •, dhe nuk i përfaqëson shkronjat SOS.

Është fjala më e shkurtër dhe më e thjeshtë në kodin Morse dhe zgjedhja është bërë pikërisht sepse nuk do të thotë asgjë, ndaj ka mundur të pranohej ndërkombëtarisht.

Titaniku dërgoi SOS

Gjithashtu u vu re se anija e parë që e përdori, duke kërkuar ndihmë, ishte “Sylvania” e kompanisë “Cunard”, kur pësoi një mbytje në Ishujt Azore, më 10 qershor të vitit pasardhës.

Përveç historisë, duhet shtuar fakti që SOS është në fakt vetëm një nga shenjat që marinarët përdornin për të dërguar një sinjal për ndihmë.

Titaniku i famshëm, i cili goditi ajsbergun në vitin 1912, dërgoi në mënyrë alternative sinjale SOS dhe CQD përmes radios.

Me kalimin e kohës, sinjali CQD u zhduk dhe SOS u pranua në mënyrë universale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat