Tmerrohet burri, shikon në TV gruan pasi i vdiq

Ndryshe

Tmerrohet burri, shikon në TV gruan pasi i vdiq

Më: 7 janar 2022 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Një grua e cila u shfaq në TV dy vjet pasi burri i saj e varrosi atë, duket se e kishte humbur kujtesën dhe kishte qenë gjatë gjithë kohës gjallë.

Abgragh Muhamed kishte mbajtur funeralin e gruas së tij të supozuar më 2014, pasi ajo u mendua se kishte vdekur pas lëndimeve serioze në një aksident me veturë në Maroku.

Por, burri i saj u trondit kur rastësisht ajo u shfaq e gjallë në një program të njohur televiziv, i cili ka për qëllim t’i ribashkojë njerëzit që kanë humbur kontaktin me njëri-tjetrin.

Besohet se gruaja kishte pësuar lëndime të rënda në kokë, duke e humbur kështu kujtesën – dhe se trupi që burri e kishte varrosur nuk kishte qenë i gruas së tij.

Ky lëndim bëri që ajo të humbte kujtesën dhe të harronte identitetin e saj. Megjithatë, nuk është ende e qartë se çfarë kishte bërë gruaja që nga aksidenti, as si ishte shpallur e vdekur gabimisht.

Pas aksidentit, doktorët i kishin thënë Muhamedit në spitalin Casablanca se gruaja e tij kishte vdekur për shkak të lëndimeve.

Ai i kishte mbajtur asaj funeralin, duke mos e ditur se ia kishin dhënë trupin e gabuar për ta varrosur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat