Burri qëndroi 6 orë në këmbë gjatë fluturimit me avion që gruaja të flinte

Ndryshe

Burri qëndroi 6 orë në këmbë gjatë fluturimit me avion që gruaja të flinte

Më: 20 janar 2022 Në ora: 20:26
Burri qëndroi 6 orë në këmbë gjatë fluturimit me avion që gruaja të flinte

Ndoshta, jo të gjithë do ta bënin. Por ky burrë është bërë viral në rrjet, pasi qëndroi 6 orë në këmbë gjatë fluturimit me avion, duke i liruar vendin gruas së tij që të flejë gjumë.

Sakrifica është për tu duarktrokitur. Pamjet u bënë virale disa kohë më parë në rrjetet sociale dhe burri në fjalë u komentua pafund për atë që ka bërë.

Me siguri nuk është e lehtë për askënd ta bëjë këtë? Nga ana tjetër, të qëndrosh në këmbë për kaq shumë orë vetëm që gruaja të flejë rehat, a nuk është pak e tepërt?

Komentet ishin nga më të ndryshme. Shumë prej tyre pyesnin se një zgjidhje mund të ishte që edhe ai të qëndronte ulur dhe gruaja të flinte në krahët e tij.

Një tjetër thotë, “dashuria nuk duhet të jetë martirizim miqtë e mi, duhet të jetë dashuri dhe me siguri gruaja nuk ka ndjerë shumë dashuri kur burri i saj ngrihej në këmbë dhe ajo flinte si zog pa u kujdesur se çfarë po ndodhte.”

Image
Burri qëndroi 6 orë në këmbë gjatë fluturimit me avion që gruaja të flinte

Nga ana tjetër, sigurisht që gjykojmë nga një foto dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur realisht në avion, nuk dimë shkaqet apo çfarë ka ndodhur saktësisht në këtë skenë. Pra, ndoshta gjithçka që themi është e pavlefshme që në fillim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat