Dashuri në kohë korone! Karantina i bllokoi në shtëpi që në takimin e dytë, çifti vendos të martohet

Ndryshe

Dashuri në kohë korone! Karantina i bllokoi në shtëpi që në takimin e dytë, çifti vendos të martohet

Më: 22 janar 2022 Në ora: 07:04
Zhao Xiaoqing dhe Zhao Fei.

Bashkëjetesa e detyruar për shkak të karantinës së papritur duket se solli diçka të bukur për çiftin nga Kina, Zhao Xiaoqing dhe Zhao Fei.

Djali udhëtoi 140 kilometra për të arritur në qytetin Xianyang në Kinë për të takuar Zhao Fei. Por fati deshi që të dy të qëndronin të bllokuar në shtëpi për një muaj për shkak të një karantine të papritur të vendosur nga shteti kinez.

Sigurisht, vajza u detyrua t’i hapte dyert e shtëpisë Xiaoqing që në takimin e tyre të dytë, sepse ishte e pamundur që ai të kthehej sërish në vendin e tij.

Gjithçka ishte mbyllur papritur për shkak të rrezikut nga virusi!

Xiaoqing ka treguar se e ka pasur shumë të vështirë të pranojë ftesën e saj, por nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër. Madje, atij i është dashur të jetojë me prindërit e vajzës, por me kalimin e kohës ka filluar të ndihet si në shtëpinë e tij.

Me 1 muaj bashkëjetesë, djali dhe vajza janë njohur më shumë me njëri-tjetrin dhe pas një muaji të mbyllur në shtëpi “nga halli”, kanë vendosur të martohen.

Ata do ta shpallin lajmin e bukur menjëherë sapo të hiqen kufizimet, ose në Vitin e Ri kinez që daton më 1 shkurt.

“Kam gjetur dashurinë gjatë karantinës. Kjo është dhurata më e madhe që mund të kem nga ky 2021,” tha Zhao Xiaoqing.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat