Një grua shpëtoi këtë kafshë të frikësuar, që askush nuk e di se çfarë është

Ndryshe

Një grua shpëtoi këtë kafshë të frikësuar, që askush nuk e di se çfarë është

Më: 23 janar 2022 Në ora: 22:59
Ilustrim

Një grua në Pensilvani i ka hutuar ekspertët pasi zbuloi një kafshë jo të zakontë jashtë shtëpisë së saj.

Christina Eyth e shpëtoi kafshën në fillim të kësaj jave pranë shtëpisë së saj në Fairfield Township pasi gjeti gjurmë putrash jashtë derës së saj. Eyth ndoqi gjurmët, duke supozuar se ato i përkisnin qenit të fqinjit të saj pasi kishte humbur. Gjurmët përfunduan duke e çuar atë drejtpërsëdrejti tek një kafshë e paidentifikuar, për të cilën Eyth tha se po shfaqte "sjellje të frikësuar".

“Po shihja jashtë derës kur pashë kafshën në anën time të majtë dhe ishte aq e frikësuar, aq e ftohtë dhe duke u dridhur”, kujton Eyth në një intervistë për NBC News. "... Gjithçka që mund të mendoja është: 'Kjo kafshë ka nevojë për ndihmë'."

Eyth e shpëtoi kafshën dhe e strehoi në bodrumin e saj. Megjithatë, akoma kafsha është një mister. Eyth tha se së pari, ajo mendoi se krijesa mund të ishte një kojotë ose një qen. Por pasi e çoi kafshën te Wildlife Works për kujdes, ka pasur vazhdimisht shumë pyetje.

Morgan Barron, një rehabilituese e certifikuar e kafshëve të egra në Wildlife Works, kishte vështirësi të identifikonte se çfarë mund të jetë kjo kafshë dhe i tha NBC News se ajo nuk mund ta "thoshte përfundimisht se çfarë është".

“Për të qenë të kujdesshëm, pasi ajo mund të bart tërbim dhe meqenëse mund të jetë një kojotë, ne mund ta mbajmë atë këtu, të bëjmë testimin gjenetik dhe më pas të qartësohemi”, shpjegoi Barron.

Barron tha se duke qenë se sjellja e kafshës është e ndrojtur dhe nuk po shfaq shenja agresioni, ajo beson se kafsha mund të jetë një qen. Ndërkohë, kafsha po trajtohet për zgjebe dhe po mbahet në izolim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat