Tri studente djegin banesën, nuk e dinin se shpagetat përgatiten me ujë

Ndryshe

Tri studente djegin banesën, nuk e dinin se shpagetat përgatiten me ujë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Se sa të rëndësishme janë pastat për italianët e tregon më së miri një ngjarje e mëparshme, të cilën shumë e kanë rikujtuar tashmë në rrjetet sociale.

Tri studente amerikanë në Itali ndezën zjarrin sepse u përpoqën të gatuanin pasta, por pa ujë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Pellicceria në qendër të Firences dhe zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë me shpejtësi flakët që përfshiu një pjesë të kuzhinës. U thirr edhe policia. Tre vajzat, siç doli, blenë pasta dhe, kur arritën në shtëpi, i futën në një tenxhere dhe ndezën sobën. Ato pranuan se nuk e dinin që kishin nevojë edhe për ujë në tenxhere.

Pak minuta më vonë tenxherja ka marrë flakë, për këtë arsye është dashur të lajmërojnë zjarrfikësin. Lajmi për studentët që nuk dinin të gatuanin pasta u përhap me shpejtësi në atë vend, ndaj kuzhinieri Fabio Picchi menjëherë foli dhe vendosi t’u jepte studentëve katër orë mësim për të gatuar makarona.

Historia e studenteve fatkeqe tani është rishfaqur në 9GAG dhe ka bërë mijëra njerëz të qeshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat