63 vjeçari hyn në shkollën e vjetër për të marrë sendet që ia mori mësuesi 40 vjet më parë

Ndryshe

63 vjeçari hyn në shkollën e vjetër për të marrë sendet që ia mori mësuesi 40 vjet më parë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 15:33
Ai hyri tinëz në shkollën e mbyllur për pushime dimërore, së bashku me të dashurën e tij

Një ish-nxënës, tash 63 vjeçar, ka hyrë në shkollën e tij të vjetër në Japoninë veriore për të marrë senet e konfiskuara nga mësuesit e tij më shumë se 40 vjet më parë.

Ai hyri tinëz në shkollën e mbyllur për pushime dimërore, së bashku me të dashurën e tij 58 vjeçare. Ai shpresonte të gjente informacionin e kontaktit të mësuesit të tij në të dhënat e shkollës.

Çifti arriti të hynte në zyrën e stafit, por një punonjës në ambientet e lokalit dëgjoi çiftin duke folur me zë të lartë dhe thirri policinë për të raportuar rastin.

Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe i arrestuan për shkelje të ligjit, sipas SoraNews24.

Dy ish-nxënësit thuhet se ishin të dehur në momentin e arrestimit. Shkolla ishte në Mikasa, në perëndim të qytetit fqinj të Iwamizwa, ku jeton çifti, shkruan DailyMail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat