Momenti kur trajneri personal e zë gruan e tij duke e tradhtuar me një të pastrehë (+16)

Ndryshe

Momenti kur trajneri personal e zë gruan e tij duke e tradhtuar me një të pastrehë (+16)

Nga: A.M Më: 19 mars 2022 Në ora: 14:01
Eduardo Alves

Një trajner personal nga Brazili e ka zënë gruan e tij duke e tradhtuar me një person të pastrehë.

Në lajmin e publikuar nga "The sun" raportohet se ka ndodhur para një shkolle fillore në Jardim Roriz.

Pamjet e kamerave e kanë kapur momentin kur Eduardo Alves e zë gruan e tij duke e tradhtuar.

Image
Eduardo Alves me gruan e tij

Në pamjet e kamerave shihet Eduardo duke kaluar pranë makinës së parkuar, ndërkaq shikon në xhamin e përparmë.

Ai më pas e sheh gruan e tij me një person tjetër, transmeton "Bota sot".

Po ashtu, Alves e godet xhamin e veturës, më pas e hapë derën e saj.

Në video shfaqet “dashnori” i gruas që del nga automjeti, pastaj Eduardo e ndjek, e kthen në makinë dhe fillon ta rrahë.

Në këtë situatë që gjendet papritur gruaja e shtrihet në tokë jashtë makinës.

Sipas mediave lokale, gruaja dhe nëna e saj kishin dalë nga shtëpia për të ndihmuar burrin e pastrehë.

Eduardo kishte provuar disa herë që ta kontaktonte gruan e tij përmes telefonit, por ajo nuk ishte përgjigjur.

Ai kishte dalë për ta kërkuar, ndërkohë e kishte parë veturën e saj të parkuar. Në ato momente, siç ka deklaruar Eduardo në Polici kishte menduar se po ndodhte një përdhunim në makinë.

Por, e vërteta ishte krejt ndryshe.

Image
“Dashnori” i pastrehë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat