Pronarja e shtëpisë zbuloi se pesë arinj jetonin nën shtëpinë e saj

Ndryshe

Pronarja e shtëpisë zbuloi se pesë arinj jetonin nën shtëpinë e saj

Më: 22 prill 2022 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Një pronare shtëpie në Kaliforni, e cila dëgjoi një zhurmë që vinte poshtë shtëpisë së saj gjatë dimrit, u trondit kur zbuloi gjatë pranverës se aty jetonin pesë arinj.

Sipas medieve të huaja, pronarja e shtëpisë i tha grupit të shpëtimit të kafshëve BEAR League se ajo dhe banorët e tjerë të shtëpisë së saj kishin dëgjuar një zhurmë poshtë shtëpisë gjatë dimrit që dukej si gërhitje.

“Fqinjët thanë se po e imagjinonin sepse nuk dëgjuan asgjë”, shkroi BEAR League në një postim në Facebook.

Pronarja e shtëpisë zbuloi se tingulli nuk ishte imagjinatë e saj kur erdhi pranvera dhe dëgjoi zërat e një ariu nënë që zgjohej poshtë shtëpisë.

“Ne mbërritëm menjëherë, ende nuk e dinim se ishin katër arinj të tjerë aty”, tha BEAR League.

Grupi tha se ariu nënë kishte lindur tre këlyshë vitin e kaluar dhe përfundoi duke adoptuar një këlysh të katërt që kishte mbetur jetim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat